Eligibility Criteria for DocuSign Donated

Restrictions: 
  • Sasia: Organizatat mund të kërkojnë pesë produkte nga Edicioni Standard dhe pesë produkte nga Edicioni Biznes Pro për çdo vit fiskal (1 korrik deri më 30 qershor).
  • Buxheti: Organizatat që kanë një buxhet operativ vjetor prej 1 milion dollarë, ose më pak, janë të pranueshme për produktet e këtij programi.
  • Llojet e organizatave: Llojet e mëposhtme të organizatave nuk janë të pranueshme për të kërkuar produktet e këtij programi.
    • Organizatat me aktivitet legjislativ dhe politik
    • Organizatat advokuese
    • Organizatat me përfitime nga anëtarësia e punonjësve
    • Filialet e “United Way”
  • Klientët ekzistues: Organizatat që e kanë një abonim DocuSign nuk janë të pranueshme për produktet e këtij programi, por pranohen nëse obonimi është marrë përmes TechSoup.
  • Kushtet e shërbimit: Organizatat që kërkojnë produktet e DocuSign duhet të pajtohen me çdo kusht shërbimi të zbatueshëm.
  • Politika e anti-diskriminimit: Organizatat që advokojnë, mbështesin, ose praktikojnë diskriminim duke u bazuar në moshë, etni, gjini, origjinë kombëtare, aftësi të kufizuar, racë, përmasa, fe, orientim seksual, ose status social-ekonomik nuk janë të pranueshme për të marrë pjesë në këtë program. Organizatat duhet të jenë të gatshme dhe në gjendje të vërtetojnë që ato nuk diskrimojnë mbi këto baza, në mënyrë që të përftojnë produktet e këtij programi.
  • Rast studimi: Organizatat përfituese duhet të jenë të gatshme dhe në gjendje që ta pajisin DocuSign me informacione që synojnë përpilimin e një rasti për studim ose dëshmi mbi këtë program.
  • Shpërndarja e produktit:
    • Produktet do të shpërndahen nën këtë program, vetëm për organizatat e kualifikuara, jo për individë.
    • Organizatat përfituese nuk mund të transferojnë ose të shesin sërish produktet e DocuSign.