DocuSign Business Pro Edition, 1-Year Initial Subscription - Access to Discounted Rates

DS_Logo_Black_RGB _ Resized.png
SKU: G-49995
Kompensimi administrativ: €77.00
Donor PartnerMediaPlatform
Përshkrimi : 

Edicioni Biznes Pro i DocuSign është një shërbim online që ju lejon të ngarkoni dhe të dërgoni dokumenta për nënshkrim elektronik. DocuSign u dërgon linqe nënshkruesve, të cilët mund të shtojnë nënshkrimin e tyre virtualisht nga çdo pajisje që mundëson internet. Nuk është e nevojshme që nënshkruesit të kenë një llogari DocuSign për të nënshkruar dokumentat. Ju dhe nënshkruesit mund të shihni, shkarkoni dhe të printoni dokumentat e plotësuara, në çdo kohë.

Kjo ofertë ju mundëson një ulje prej më shumë se 75 përqind për një abonim 1-vjeçar në Edicionin Biznes Pro të DocuSign për një përdorues. Licenca e lejon përdoruesin që të dërgojë deri në 100 dokumenta në vit. Pasi ta kërkoni këtë ofertë permes TechSoup, ju do t’i paguani DocuSign në mënyrë direkte 99$ për abonimin me ulje. Shikoni faqen Detajet dhe Kostot e Shërbimit për më shumë informacione.

Përfitimet për Organizatat

Ju mund të përdorni Edicionin Biznes Pro të DocuSign për të rritur fleksibilitetin e stafit dhe anëtarëve të bordit, duke lejuar që dokumentat të nënshkruhen në vende të largëta, në çdo kohë. Përdoreni për

  • Ngritje fondesh: aplikime për grante, përtëritje anëtarësie, kontrata sponsorizimi me koorporatat
  • Burimet njerëzore: shpërndarja e politikave dhe falënderime, punësimet e reja, shkëmbimi i formularëve
  • Menaxhimi i vullnetarizmit: aplikimet, dorëheqje, regjistrimi në evente
  • Prokurimet: marrëveshjet me palët shitëse, porositë e blerjeve, dorëzimet e detyrave
  • Ligjore: MM-të(Marrëveshjet e Mosdeklarimit), licencimi, pajtimi
  • Financa: miratime të brendshme, raportimi i shpenzimeve, auditimi
  • TI: gjurmimi i aseteve, raportimi i incidenteve, autorizimi i mirëmbajtjes

Aftësitë Kryesore

  • Zgjedhja e burimeve dhe ruajtjes: Ju mund të ngarkoni në Word, PDF dhe formate të tjera dokumentash, si nga kompjuteri juaj, ashtu edhe nga faqe online për shpërndarjen e skedarëve, si Box, Dropbox, Google Drive dhe OneDrive. Dokumentat ruhen në renë e DocuSign por mund të spostohen edhe në faqet tuaja online për shpërndarjen e skedarëve.
  • Shabllone: Ju mund të krijoni shabllone të ripërdorshme që ruajnë etiketimet dhe vendosjet e fushave, rrjedhën e punës dhe cilësime të tjera.
  • Dokumenta të bashkëngjitur me faqet e internetit: FormularëteFuqizuarDocuSign ju lejojnë të krijoni dokumenta të nënshkrueshëm që mund t’ia bashkëngjisni faqes suaj të internetit ose portalit të siguruar për t’i ofruar nënshkruesve tuaj vetëshërbim sipas kërkesave.
  • Dërgimi i shumëfishtë: Ju mund të dërgoni të njëjtin dokument tek një numër i madh marrësish dhe të ndiqni se kush përgjigjet.
  • Komente: Dërguesit dhe nënshkruesit mund të postojnë komente, pyetje dhe përgjigje brenda dokumentave dhe të njoftohen në kohë reale mbi çdo koment dhe përgjigje të re. Komentet ruhen si pjesë e transaksionit.
  • Pagesat e DocuSign: Ju mund ta lidhni llogarinë e metodës suaj të pagesës me DocuSign për të mbledhur pagesat në momentin e nënshkrimeve. Aktualisht, metodat e pagesës përfshijnë Stripe, Braintree/PayPal dhe Authorize.Net.

Mësoni më shumë mbi faqen e internetit të DocuSign .

Mbështetja

Abonimi përfshin Planin Standard të Mbështetjes të DocuSign. DocuSign ofron konsultime falas për organizatat jofitimprurëse përmes Trupave të Ndikimit DocuSign

Detajet dhe Kostot e Shërbimit

Kërkesat e Sistemit Shikoni Kërkesat e sistemit të DocuSign.
Çmimet me Ulje Kjo ofertë ju ofron ulje në abonimin 1-vjeçar të Edicionit Biznes Pro të DocuSign. Pasi të kërkoni këtë ofertë dhe të paguani tarifën administrative të TechSoup, ju duhet të përdorni gjithashtu kartën e kreditit të organizatës suaj për t’i paguar DocuSign në mënyrë direkte 99.84$ për abonimin me ulje.
Vijimi i Shërbimit pas Një Viti Pasi të përfundojë periudha fillestare 1-vjeçare, DocuSign do ta rinovojë abonimin automatikisht me të njëjtin çmim, nëse nuk vendosni që ta anulloni.
Abonentët Ekzistues Klientët ekzistues të DocuSign nuk mund të kërkojnë ofertën e TechSoup për të rinovuar abonimet e tyre.
Abonentët e Edicionit Standard Nëse ju keni një abonim të Edicionit Standard DocuSign të përftuar përmes TechSoup, ju nuk mund të kërkoni përditësimin e këtij produkti në Biznes Pro.
Paraafishimi i DocuSign

Faqja kryesore e DocuSign shfaq një video të shkurtër demo.

Nëse ju keni marrë pjesë në testimin falas të DocuSign, ju duhet të krijoni një llogari të re duke përdorur një adresë tjetër e-maili për të marrë këtë abonim dhuratë. Llogaritë testuese nuk mund të konvertohen në llogari që kanë përfituar përmes kësaj oferte.