The DocuSign Discounted Program

DocuSign LogoProgrami i donacionit të DocuSign në TechSoupmundëson nënshkrim elektronik dhe softuere për menaxhimin e transaksioneve për OJQ, shoqata bamirëse dhe biblioteka publike të kualifikuara në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Ju mund ta përdorni DocuSign për të firmosur, dërguar dhe menaxhuar dokumentat. DocuSign zëvendëson printimin, dërgimin e fakseve, skanimin dhe pritjen e një nate të tërë për dokumentat, duke i bërë miratimet dhe vendimet dixhitale.

Pranueshmëria dhe Kufizimet

Nëse pranoheni, organizata juaj mund të marrë pesë produkte të Edicionit Standard dhe pesë produkte të Edicionit Biznes Pro për çdo vit fiskal (1 korrik deri më 30 qershor).

Konsultohuni me faqen pranueshmëria dhe kufizimet për të parë pranueshmërinë e organizatës suaj për të marrë pjesë në këtë program.

Mbi Aksesin ndaj Çmimeve me Ulje

Kur emri i një produkti përfshin "Akses ndaj Çmimeve me Ulje" oferta ka të bëjë me çmime veçanërisht me ulje për produkte ose shërbime. Kjo do të thotë që pasi të kryeni kërkesën dhe të paguani tarifën administrative të TechSoup, ju do të paguani gjithashtu partnerin dhurues për produktin ose shërbimin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ju mund të gjeni çmime veçanërsht me ulje në çdo përshkrim produkti.Këto çmime janë të vlefshme vetëm për OJQ-të dhe bibliotekat e pranueshme, përmes TechSoup.

Linku i Uljes për Organizatat me Buxhet mbi 1 Milion Dollarë

Nëse buxheti vjetor i organizatës suaj është më i lartë se 1 milion dollarë, ju nuk jeni të pranueshëm për të marrë donacion nga DocuSign. Megjithatë, ju mund të përftoni një ulje prej 30 përqind në planet vjetore të DocuSign. Go to the DocuSign website to sign up.