Okta

Si i ndihmon Okta organizatat jofitimprurëse

Filloni me 25 licencat tuaja falas

Menaxhoni identitetin tuaj në të gjitha platformat: Një mënyrë më e lehtë që organizatat jofitimprurëse ta rrisin dukshëm sigurinë.

Okta i ndihmon organizatat jofitimprurëse duke lidhur në mënyrë të sigurt punonjësit, partnerët, donatorët dhe vullnetarët me teknologjinë që u nevojitet për ta kryer punën e tyre më të rëndësishme. Duke filluar nga gjërat më të thjeshta si lajmërimi vetëm një herë (single sign-on - SSO) deri te zgjidhjet më të avancuara për menaxhim të identitetit dhe të qasjes, Okta i ndihmon çdo organizata të përdorë çdo teknologji.

Okta ofron 25 licenca falas për organizatat jofitimprurëse për të gjitha produktet e Workforce Identity, dhe zbritje të mëdha për përdoruesit shtesë dhe produktet e External Identitety. Për më tepër, organizatat jofitimprurëse kanë të drejtë për 50 përqind zbritje të kurseve të trajnimit publik dhe pjesëmarrje falas në Oktane, konferencën vjetore të klientëve të Okta-s.

Kjo ofertë është në dispozicion të komunitetit tonë drejtpërdrejt përmes Okta-s, dhe është bërë e mundur pjesërisht nga Shërbimi për Verfifikim të TechSoup-it (TechSoup Validation Services). Mësoni më shumë rreth asaj se si punon TechSoup-i me kompanitë udhëheqëse për të sjellë oferta si kjo për sektorin jofitimprurës.

  • Lajmërimi vetëm një herë
  • Autentifikimi me shumë faktorë që mund të përshtatet
  • Direktoria universale:
  • Menaxhimi i ciklit jetësor:
  • Menaxhimi i qasjes në API:
  • Qasja e avancuar në server
 
 

Si punon Okta

Integroni mijëra aplikacione duke përdorur lajmërimin vetëm një herë (SSO)

Lajmërimi vetëm një herë (SSO) i Okta-s ofron mënyrë të sigurt dhe të lehtë për përdoruesit, për t’u qasur shpejt në të gjitha aplikacionet e tyre pa pasur nevojë të mbajnë mend fjalëkalime të shumta. Duke përdorur lajmërimin vetëm një herë (SSO) të Okta-s, ekipet e TI-së nuk duhet ta humbin kohën e tyre për të ofruar mbështetje për fjalëkalimet.

 

Zhvendosni sistemin tuaj të Active Directory në re (cloud)

Menaxhimi i punonjësve, vullnetarëve, donatorëve, partnerëve, anëtarëve të bordit dhe të tjerëve mund të jetë i vështirë për ekipet e TI-së. Duke përdorur Universal Directory të Oktës, organizatat jofitimprurëse kanë një vend të centralizuar për t’i menaxhuar të gjithë përdoruesit e tyre të fundit.

 

Automatizoni ciklin e jetës tuaj të përdoruesit

Krijoni rregulla për grupet në mënyrë që punonjësit, vullnetarët, donatorët dhe të tjerët të kenë qasje të shpejtë në aplikacionet që u duhen. Po ashtu mund ta përdorni Okta Lifecycle Management për të privuar automatikisht përdoruesit nga të dhënat e ndjeshme në mënyrë që atoë të mbeten të sigurta.

 

Siguroni aplikacionet dhe të dhënat tuaja me autentifikimin me shumë faktorë (MFA)

Organizatat jofitimprurëse shpesh punojnë me informacion shumë të ndjeshëm. Njëzet e katër përqind e shkeljeve të sigurisë janë të shmangshme me përdorimin e autentifikimit me shumë faktorë (MFA). Autentifikimi me shumë faktorë (MFA) i Okta-s shton një shtresë shtesë të sigurisë për aplikacionet dhe të dhënat tuaja.

 

Bëjeni qasjen nga distanca për punonjësit më të sigurt

Punonjësit tuaj mund të punojnë nga distanca ose në zyrë, por kanë nevojë për qasje pa pengesa, të vazhdueshme (24/7) në aplikacionet dhe të dhënat e ndërmarrjes. Okta u ofron përdoruesve qasjes të sigurt në të gjitha aplikacionet e tyre nga çdo pajisje me një ndërfaqe (interface) konsekuente të përdoruesit.

 

Krijoni portale në mënyrë të sigurt dhe lidhni më shumë aplikacione

Produktet API të Okta-s mundësojnë komunikim të papenguar dhe të sigurt me përdoruesit tuaj të jashtëm - anëtarët, vullnetarët, donatorët dhe të tjerët. Organizatat jofitimprurëse i përdorin Produktet API të Okta-s për të krijuar portale që lidhin më shumë aplikacione me një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim.

 

Merrni Okta-n për organizatën tuaj jofitimprurëse. 25 licencat e para janë falas.

Filloni