Zoom Meetings Pro Plan Bundle, 1-year subscription - Access to Discounted Rates

prod-zoom-logo_Re-cut_Re-sized.png
SKU: G-50708
Kompensimi administrativ: €61.00
SolutionDonor PartnerMediaPlatform
Përshkrimi : 

Do të përfitoni nga kjo ofertë më së shumti nëse keni nevojë për të paktën dy pritës ose nëse doni të përdorni shtesa. Shikoni skedën Detajet dhe çmimet e shërbimeve për më shumë informacion.

“Zoom Meetings Pro Plan” ofron mundësi për kombinim të video dhe audio konferencave, takime të thjeshta onlajn dhe dërgimin e mesazheve në grup në një platformë. “Zoom meetings” punon edhe në pajisjet mobile dhe në ato desktop dhe në dhomat e konferencave të pajisura me harduer përkatës. Takimi mund të ketë një organizator (host) dhe deri në 100 pjesëmarrës. Të gjithë pjesëmarrësit mund të marrin pjesë me video. Shtesat opsionale ofrojnë mundësi për takime më të mëdha, softuer për lidhje të dhomave dhe mjete për uebinare.

Ato mund të shtohen në çdo kohë gjatë vitit të parapagimit. Kjo ofertë ofron qasje në një zbritje prej 50 për qind për parapagim prej një viti për më së shumti nëntë organizatorë. Pasi ta kërkoni këtë ofertë dhe të paguani taksën administrative të TechSoup-it, po ashtu do t’i paguani Zoom-it 74.95 dollarë për organizator për parapagimin me zbritje. Duhet ta paguani taksën administrative të TechSoup-it çdo vit për ta ruajtur zbritjen prej 50 përqind. Shtesat po ashtu zbriten për 50 për qind pasi të jetë llogaritur çmimi i përgjithshëm i planit për takime. Shihni Detajet dhe çmimet e shërbimeve për më shumë informacione.

Nëse keni nevojë për më shumë se nëntë organizatorë, kërkoni këtë produkt përkatës.

Përfitimet për organizatat

Mund ta përdorni “Zoom Meetings” për

  • t’i lidhur anëtarët lokalë të ekipit dhe ata që janë në largësi
  • t’u takuar me kolegë, partnerë, donatorë, vullnetarë dhe anëtarë
  • t’i trajnuar punonjësit ose atyre që u shërbeni

Funksionet kryesore

  • Video dhe audio me cilësi të lartë: Mund të transmetoni video me rezolucion deri në 720 pikselë.
  • Ndarje e ekranit: Çdo pjesëmarrës mund të ndajë ekranin me grupin. Organizatori mund të zgjedhë që t’u lejojë më tepër pjesëmarrësve t’i ndajnë ekranet e tyre në të njëjtën kohë. Më tepër pjesëmarrës mund të shkruajnë në ekranet e ndara.
  • Incizim: Mund t’i incizoni takimet në formatet MP4 (video), M4A (audio) dhe tekst (chat). Mund t'i ruani ato lokalisht ose, me një çmim shtesë për më shumë se 1GB, në “Zoom Cloud”.
  • Funksionet në celular: Mund t’i planifikoni dhe t’i filloni takimet, t’u bashkëngjiteni takimeve dhe ta ndani ekranin në pajisjet celulare.
  • Planifikimi nga “Outlook”-u dhe “Chrome”-i: Me shtojcat (plug-ins) falas, mund të planifikoni takime drejtpërdrejt nga kalendari i Outlook-ut (Outlook Calendar) ose kalendari i Google-it (Google Calendar).
  • Shtesa Opsionale:
    • Zoom Video Webinars: Deri në 50 panelistë me mundësi të parashtrimit të pyetjeve më më shumë përgjigje, sesione praktike etj.
    • Zoom Rooms: Program për realizimin dhe menaxhimin e takimeve nëpërmjet Zoom-it në dhoma të konferencave të cilat janë të pajisura me harduer të gatshëm që është në dispozicion komercial.
    • Zoom H.323/SIP Connector: Program për mbajtjen e takimeve nëpërmjet Zoom-it në dhoma të konferencave të pajisura me harduer që i plotëson standardet H.323 ose SIP.
    • Takime të mëdha: Mundësi për deri në 500 pjesëmarrës

Mësoni më shumë në ueb-faqen e Zoom-it.

Mbështetje

Shërbimi për konsumatorin i Zoom-it përfshin asistencën falas 24/7/365 nëpërmjet e-mail-it dhe bisedës (chat), trajnime sipas kërkesës dhe trajnime të drejtpërdrejta, si dhe një bazë të hollësishme të njohurive.

Kërkesat e sistemit Shihni kërkesat e sistemit për “Zoom Meetings”:
Data e fillimit

Parapagimi juaj njëvjeçar fillon në datën e miratimit të kërkesës së produktit, jo në datën e krijimit të llogarisë (account-it).

Ju rekomandojmë ta filloni abonimin/parapagimin tuaj të Zoom sapo të aprovohet kërkesa juaj.

Çmimet me zbritje

Kjo ofertë ofron qasje në një zbritje prej 50 për qind për parapagim prej një viti sipas çmimeve aktuale të Zoom-it. Mund të blini parapagime për më së shumti nëntë organizatorë (hosts). Pasi ta kërkoni këtë ofertë dhe të paguani taksën administrative të TechSoup-it, po ashtu do t’i paguani Zoom-it 74.95 dollarë për organizator për parapagimin me zbritje.

Parapagimi me zbritje i mundëson çdo organizatori të licencuar të mbajë një numër të pakufizuar takimesh onlajn brenda një viti. Çdo takim mund të ketë deri në 100 pjesëmarrës.

Çmimet me zbritje për shërbimet shtesë

Kjo ofertë ofron qasje në një zbritje prej 50 për qind për shtesat sipas çmimeve aktuale të Zoom-it. Mund të shtoni shërbime shtesë në çdo kohë gjatë vitit të parapagimit. Pagesat vjetore do të shpërndahen proporcionalisht për vitet e pjesshme. Zoom-it do t’ia paguani shumat e mëposhtme.

  • Zoom Video Webinars (plani vjetor):
    • 100 pjesëmarrës: 200 dollarë për organizator
    • 500 pjesëmarrës: 700 dollarë për organizator
    • 1.000 pjesëmarrës: 1.700 dollarë për organizator
    • 3.000 pjesëmarrës: 4.950 dollarë për organizator
    • 5.000 pjesëmarrës: 12.450 dollarë për organizator
    • 10.000 pjesëmarrës: 32.450 dollarë për organizator
  • Zoom Rooms (plani vjetor): 249.50 dollarë për dhomë
  • Zoom H.323/SIP Connector (plani vjetor): 249.50 dollarë për port
  • Takime të mëdha (plani vjetor):
    • 500 pjesëmarrës: 600 dollarë për organizator
Nevojitet kontratë një-vjeçare për pagesë paraprake të shërbimeve Duhet të pajtoheni që ta paguani Zoom-in paraprakisht për kontratë njëvjeçare shërbimi, pa mundësi për kthim të parave. Shihni Kushtet e përdorimit të Zoom-it.
Vazhdimi i shërbimit pas një viti

Duhet ta kërkoni këtë produkt për çdo vit dhe ta paguani taksën administrative për të rikonfirmuar se jeni të kualifikuar për 50 përqind zbritje. Nëse nuk e rikonfirmoni kualifikimin tuaj para se të skadojë abonimi/parapagimi juaj ose nëse më nuk jeni të kualifikuar, Zoom-i do ta konvertojë abonimin/parapagimin tuaj në abonim/parapagim me çmimin e plotë të shitjes me pakicë.

Zoom-i do t'ju dërgojë një e-mail para se të skadojë abonimi/parapagimi. Kur ta pranoni këtë e-mail, duhet ta kërkoni përsëri këtë produkt përmes TechSoup-it për ta rikonfirmuar se jeni të kualifikuar. Pastaj, ndiqni udhëzimet në e-mail-in e dërguar nga Zoom-i për ta rinovuar abonimin/parapagimin tuaj.

Parapaguesit ekzistues nuk janë të kualifikuar Mund ta kërkoni këtë ofertë vetëm nëse tashmë nuk keni parapagim me pagesë të Zoom-it.
Pasqyra e “Zoom Meetings” Zoom-i ofron një plan themelor falas me të gjitha funksionet me numër të pakufizuar takimesh. Plani themelor ka një kufizim kohor prej 40 minutash për takimet me tre ose më shumë pjesëmarrës.
Kërkohet kartë krediti Zoom-i kërkon një numër të vlefshëm të kartës së kreditit për ta paguar shërbimin tuaj me zbritje.