Kush mund të kualifikohet?

Llojet e organizatave që mund të kualifikohen për donacione nga Microsoft-i  

Donacionet e Microsoft-it janë në dispozicion për organizatat jofitimprurëse me status Shoqatë e qytetarëve ose fondacion që është regjistruar në Regjistrin e shoqatave dhe të lidhjeve. Disa lloje të organizatat jofitimprurëse nuk janë të pranueshme, siç janë institucionet arsimore, organizatat politike, rrjetet shëndetësore dhe bibliotekat që nuk janë publike.

Për ta dëshmuar statusin si organizatë jofitimprurëse, organizatat që duan të kualifikohen për të marrë pjesë në programin për donacione të Microsoft-it duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

  • aktin e themelimit/regjistrimit
  • statutin e shoqatës së qytetarëve ose fondacionit
  • programin për veprim
  • emrat e personave të autorizuar për të përfaqësuar shoqatën e qytetarëve ose fondacionin 

Në këtë program nuk janë të pranueshme për të marrë pjesë organizatat që bëjnë diskriminim gjatë punësimit, kompensimit, qasjes në trajnim ose  shërbime, avancimit në punë, ndërprerjes së kontratës punës, dhe/ose pensionimit, në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, prejardhjes kombëtare, fesë, moshës, gjymtësisë, identitetit gjinor ose shprehjes, gjendjes martesore, shtatzënisë, orientimit seksual, përkatësisë politike, anëtarësisë në sindikata, ose statusit të veteranit, përveç asaj që është e lejuar me ligj. Që të pranojnë donacione, organizatat duhet të jenë të gatshme dhe të kenë mundësi të vërtetojnë se nuk diskriminojnë mbi ndonjërën nga këto baza.

Lexoni kriteret për kualifikim për donacione nga Bitdefender-i

Lexoni kriteret për kualifikim për donacione nga Microsoft-i

Lexoni kriteret për kualifikim për donacione nga SAP-i


Në qoftë se keni pyetje plotësuese na kontaktoni në: info@techsoupbalkans.org