BitDefender

Programi për donacione i Bitdefender nëpërmjet TechSoup ofron softuer për antivirus dhe siguri për organizata të pranueshme jofitimprurëse dhe bëmirëse.

Mund ta shfrytëzoni softuerin e Bitdefender që ta shtoni sigurinë e kompjuterëve me Windows dhe Mac në rrjet, si dhe të serverëve me Windows.

Pranueshmëria dhe kufizimet

Në qoftë se është e pranueshme, organizata juaj muund të fitojë deri në 50 licensa shfrytëzuesish në një viti fiskal.

Vizitojeni faqen Pranueshmëria dhe kufizimet që ta kontrolloni pranueshmërinë e organizatës suaj për pjesëmarrje në këtë program.

Bitdefender është prodhues kryesor i softuerit për siguri që shërben mbi 450 milionë shfrytëzues në botë. Kompania është e përkushtuar në qëllimin e saj që të ofrojë siguri në internet për të gjithë. Duke iu falënderuar këtij përkushtimi ajo e fiton vendin e parë në suaza botërore, që i është ndarë nga organizata me renome për testimin e softuerit për siguri, siç janë AV-TEST, AV-Comparatives, Checkmark, ICSA Lab dhe VirusBulletin. Pas më shumë se një dekade në vijën e parë të fronit kundër softuerit keqbërës dhe llojit tjetër të krimit në internet, Bitdefender është lider i risive në këtë industri.

Bitdefender përpiqet për internet të pastër, që të mund të përparojnë arsimi, liria personale dhe këmbimi i hapur i ideve. Kompania ka vizion për botë onlajn ku fëmijët do të luajnë të lirë, tinejxherët do të shoqërohen dhe do të studiojnë pa u frikësuar nga maltretimi, ndërsa të rriturit të mund të udhëheqin kompani, të blejnë dhe të mësojnë pa ua vjedhur identitetin, pa mashtrime bankare dhe të këqija të tjera.

Bitdefender punon për t’i eliminuar kufinjtë dhe për të ndërtuar besim ndërmjet komuniteteve, duke siguruar qasje deri te inovacionet më të reja dhe duke zbatuar teknologji atje ku ajo mund të shërbejë në mënyrën më të mirë. Përveç ofertës komerciale për ndërmarrjet dhe shfrytëzuesit e vendit, kompania zhvillon dhe promovon asortiman të plotë të produkteve falas për kompjuterët personalë, telefonat e mençur dhe tabletet. Bitdefender poashtu prodhon një seri veglash shërbyese dhe të sigurisë falas për rrjetet shoqërore dhe bashkëpunon me shkollat dhe organizata jofitimprurëse që t’i mbrojë nga grabitqarët-onlajn.